Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësi, këta janë fituesit

Çmimi Nobel i këtij viti në kategorinë e Fiziologjisë ose Mjekësisë i shkon hungarezes Katalin Karikó dhe amerikanit Dreë Weissman për arritjet e tyre në zhvillimin e vaksinave mRNA kundër koronavirusit.
Këtë e bëri të ditur të hënën komisioni përgjegjës në Institutin Karolinska në Stokholm, shkruan Indeksonline.

Katalin Karikó është profesoreshë në Universitetin e Saganit në Hungari dhe profesoreshë ndihmëse në Universitetin e Pensilvanisë.
Çmimi Nobel në fiziologji ose mjekësi u fitua vitin e kaluar nga shkencëtari suedez Svante Paabo për zbulimet në evolucionin njerëzor që zhbllokuan sekretet e ADN-së së Neandertalit, të cilat siguruan njohuri kryesore në sistemin tonë imunitar, duke përfshirë cenueshmërinë tonë ndaj COVID-19.
Njoftimet Nobel vazhdojnë me çmimin e fizikës të martën, kimisë të mërkurën dhe letërsisë të enjten. Çmimi Nobel për Paqe do të shpallet të premten dhe çmimi i ekonomisë më 9 tetor.
Vlera e çmimit Nobel pasohet më shpërblim prej 1 milionë dollarësh./Indeksonline/