19:45 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ndahet nga jeta kengetari i njohur i muzikes popullore

Arti shqiptar është tronditur ditën e sotme nga lajmi i hidhur ndarjes nga jeta të këngëtarit të muzikës popullore dibrane, Sherif Dervishi.

Sherif Dervishi ishte një këngëtar dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore rapsodike, popullore e Shqiperisë së veriut dhe popullore folklorike. Më datë 29 Janar 2014, Sherif Dervishi publikoi videoklipin “300 Djem 300 Duvakë”. Më datë 24 Shtator 2016, Musa Dauti & Sherif Dervishi publikojnë videoklipin “T’falet Kombi Ty Mirdite”.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Dervishit është bërë publik nga ish-deputetja Dhurata Çupi.

Postimi i Çupit:

Sherif Dervishi ka prekur zemrat e mijera Dibraneve dhe me gjerè. Artisti i shkelqyer ka humbur jeten sot. Vetem disa dite me pare ne nji ceremoni Dibrane mjaftoi nji kenge e tij dhe salla te brohoriste e gjitha.

Shume i respektuar nga qytetaret Dibrane. Paste dheun e lehte kengetari i dashur per te gjithe.