11:09 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ndahet nga jeta, kimisti kosovar!

Sot ka ndërruar jetë profesori e humanisti Xhevat Nevzati në moshen 73 vjeçare.

Njoftim per mbledhje komemorative

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të shtunën me 29.02.2020 mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të kimistit të njohur gjilanas, Prof Xhevat Nevzati.
Mbledhja komemorative mbahet në ora 10:00, në sallën e Teatrit të Qytetit.
Varrimi do të bëhet nga ora 12:00 në varrezat e Përlepnicës.

Kush ishte Prof. Xhevat Nevzati

Profesor Xhavati ishte kimisti i parë në Përlepnicë, e në mesin e të parëve në Komunën e Gjilanit!
Ishte kuadër tamam profesional, ai punoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe në Shkollën Ekonomike.
Profesori ishte njeri i fjalës dhe njeri me parime! Përveq që ishte profesor, ai gjithëherë punoi për popull, ishte anëtar i Kryesisë së Shoqatës,, Nëna Terezë” në Gjilan që nga themelimi i saj.
Profesori, u maltretua dhe u rrah duke dërguar ndihma humanitare në Prekaz, kështu që edhe u burgos!
Veprat dhe angazhimet e profit Xhevat janë shumë dimenzionale!

Lavdi jetës e veprës së profesor Xhevat Nevzati!