17:35 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / AR

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Raffaella Carra, ikona e televizionit italian

Këngëtarja, balerina, aktorja, prezantuesja, Raffaella Carrà, një nga ikonat e televizionit italian që solli revolucion në fushën e spektaklit në mediat, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeç. Lajmin për vdekjen e saj e dha partneri i saj Sergio Iapino.

“Raffaella na ka lënë. Ajo ka shkuar në një botë më të mirë, ku humanizimi i saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë,” tha ai.

Ajo luajti në dhjetëra filma midis viteve 1960 dhe 1970, duke përfshirë Von Ryan Express të 1965 me Frank Sinatra. Po atë vit Carrà interpretoi në komedinë muzikore Scaramouche.

Në vitet 1960 ajo u angazhua në televizion, duke dalë në shfaqje si Tempo di Danza, Il Paroliere etj. Në 1971, ajo pati një sukses tjetër në shfaqjen TV Canzonissima, duke interpretuar këngën me temë “Chissà se Va”.

Nga mesi i viteve 1970 e tutje Carrà ishte prezantuese e njohur televizive e shfaqjeve të ndryshme në Itali (Ma Che Sera, Fantastico 3, Pronto … Raffaella?, Domenica In, Weekend con Raffaella Carrà) dhe në Spanjë (Hola Raffaella).