22:37 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / OSH

Ndalen semaforat, bllokohet trafiku në Prishtinë

Semaforët te Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë sonte janë jashtë funksionit, shkruan IndeksOnline.

Kjo gjë ka detyruar qytetarët dhe shoferët që të kenë kujdes më të shtuar kur kalojnë rrugën apo kur janë duke vozitur.

Në këtë pjesë të Prishtinës nuk është parë ndonjë ekip punues apo edhe ndonjë patrullë e Policisë./IndeksOnline/