14:29 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndalen semaforët, në Prishtinë krijohen kolona edhe të dielën

Kryeqyteti zakonisht është më pak i ngarkuar nga automjetet të dielave dhe si pasojë e kësaj nuk krijohen kolona.

Mirëpo, mosfunksionimi i semaforëve ka bërë që sot tek udhëkryqi te “Menza e Studentëve” të bëhet tollovi nga automjete.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihet se si pasojë e mosfunksiomit të semaforëve, është bllokuar ky udhëkryq dhe veturat po kanë vështirësi në qarkullim.

Shkak i ndaljes së semaforëve është mungesa e rrymës në shumë lagje të Prishtinës gjatë ditës së sotme./Indeksonline/