19:22 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / C E

Ndalet Liverpooli por mbetet në vendin e parë

Liverpooli ka barazuar me West Bromin me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 15-të të Premierligës.

Reds kaluan të parët në epërsi me golin e Sadio Mane në minutën e 12-të.

Golin e barazimit e shënoi Ajayi tetë minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë barazim, Liverpooli mbetet në vendin e parë me 32 pikë, tri më shumë se Evertoni që është në vendin e dytë. /IndeksOnline/