20:55 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndalët ndeshja në palestrën që kushtoi me miliona, thyhet koshi

Ndeshja e basketbollit në mes të Rahovecit dhe Ponte Prizrenit është ndërprerë në pjesën e parë.

Arsyeja e ndërprerjes së kësaj përballje është pasi është thyer koshi në palestrën që ishte hapur dy muaj më parë, shkruan Indeksonline.

Kostoja e ndërtimit të palestrës ishte rreth 3 milionë euro derisa qëndrueshmërinë dhe cilësinë e ka treguar sonte.

Kujtojmë se rezultati aktualisht është 28-33 dhe ndeshja do të vazhdoj nesër pasi të riparohen problemet. /IndeksOnline/