14:26 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ndalimi i deputetëve, Xhaferri kërkon respektimin e procedurave

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, reagon sa i përket arrestimit të deputeteve. Ai nuk komenton vendimet e Prokurorisë, por kërkon që të respektohen procedurat.

“Nuk komentoj kompetencat e prokurorisë. Është diskutabile procedura në kuptim të nenit 64 të Kushtetutës dhe rregullores së punës së Parlamentit në rastet kur ka të bëjë me privim nga liria, apo dhënien e masës së arrestit të deputetëve”, ka thënë ai.