75 Mall Live Search
07:31 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndalimi i qarkullimit të veturave në qendër të Prishtinës (Drejtpërdrejt)

Plani të cilin e ka ndërmarrë Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimin hapësinor për ndaljen e qarkullimit të veturave në kryeqytet ka filluar implementimin edhe në rrugët e Bulevardit Bill Klinton dhe atë “Ilir Konushevci”.

Në pikat që është paraparë ndalja e automjeteve kanë dal ekipe të policisë dhe një ekip nga inspekcioni i Prishtinës. Për të kaluar nëpër këto rrugë po lejohen autobusët e trafikut urban dhe taksitë e licencuar.