17:29 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Komandanti i FSK-së: Serbët po spekulojnë, nuk ishim dhe as nuk jemi ndaluar nga KFOR-i në veri!

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq sot në një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, u tha se kishte marrë informacione nga KFOR-i, se ata kishin ndaluar Njësinë Speciale të Kosovës- ROSU si dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Mirëpo e njëjta është mohuar kategorikisht nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

“Ne as që kemi lëviz, nuk kemi pas kurrfarë punë ne veri. Absolut nuk është e vërtetë s’kemi pas kurrfarë ndalese as kurrfarë takimi. Këto janë spekulime të mediave serbe”, ka thënë Rama në një prononcim të shkurtër për Indeksonline.

“Pak para morëm vesh se KFORI i ka ndaluar Forcat e Sigurisë së Kosovës në hyrje të veriut dhe për këtë i falënderojmë”, kishte thënë Vuçiq.

Nga ana tjetër edhe Zëdhënsi i KFOR-it, Vincenzo Grasso e ka demantuar për mediet këtë deklarim. /Indeksonline/