22:00 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ndalimin e Petroviçit në Merdare, Qeveria e quan të patolerueshëm

Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim ka pranuar informatën se në vendkalimin kufitar në Merdare, është ndaluar deputeti Kuvendit, Slobodan Petroviq, nga policia serbe, pa asnjë arsye dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim.

Përmes një kumtesë për media, Qeveria është shprehur se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës e që janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyrjeve nga autoritetet serbe, transmeton Indeksonline.

Qeveria e quan të pa tolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpriten sa më shpejt dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla.

 “Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se situatat e tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë”, thuhet në reagim./Indeksonline/