12:31 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / C E

“Ndalo, ndalo… më dhemb!”, Baloteli ofendon drejtëpërdrejt në emision ish-të dashurën

Mario Baloteli ka qenë i ftuar special në “Grande Fratello Vip” (version italian i Big Brother) mbrëmjen e djeshme, teksa i ka bërë një surprizë vëllait të tij bilogjik Enok, i cili po merr pjesë në këtë spektakël së bashku edhe me ish- të dashurën e Marios, Dajane Melo.

Teksa gazetari Alfonso Sinjori, ndërhyri duke e pyetur Dajanën nëse do e donte Balotelin në shtëpinë e “Grande Fratello Vip”, bukuroshja seksi u përgjigj pozitivisht, mirëpo më pas erdhi edhe përgjigjja që ndoshta nuk e priste askush nga Mario Balotelli.

Drejtuesi i emisionit, Alfonso Sinjori pas përgjigjes së Dajane, iu drejtua Marios, duke i thënë: “E dëgjove? Dajanën tha se të do në shtëpinë e Big Brother, të do aty”, ndërsa nuk vonoi përgjigjja e Balotelit: “Eh, ajo më do, por më pas do të thotë ndalo, ndalo… më dhemb!”.

Deklarata e sulmuesit italian, i cili aktualisht është pa skuadër, ka shkaktuar polemika në Itali dhe është një nga temat më të nxehta aktualisht.