14:53 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndalohen dy persona në Gjakovë, akuzohen për një rrëmbim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve të DRP-së në Gjakovë, me datë 12.11.2018, kanë ndaluar dy persona M.G dhe A.B.

Ndaj tyre ekziston dyshimi se të njëjtit me datën 11 .11.2018 në fshatin Bec të Gjakovës kanë rrëmbyer pesonin I.J., nga fshati Rashkoc i Gjakovës duke e kërcënuar me armë dhe e kanë detyruar të futet në automjetin e tyre për ta dërguar tek liqeni i Radoniqit.

Arsyeja e rrëmbimit është se viktima I.J., ka marrë pjesë në zgjidhjen e një kontestit në mes të motrës së pandehurit M.G., dhe bashkëshortit të saj, duke e kanosur që këtë çështje ta zgjidhë në favor të tyre, te cilën gjë viktima “ka pranuar ta bëjë”.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që ndaj të pandehurve të caktohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./Indeksonline/