15:23 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Ndalohen në Shkodër 9 turistë të ardhur nga Kina, të dyshuar se kanë koronavirus

Një furgon me 9 pasagjerë të ardhur nga Kina janë ndaluar  në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Kinezët kishin ardhur nga Kina për qëllim për të vizituar Shkodrën, por nga frika e koronavirusit që tashmë ka prekur edhe disa vende europiane ka bërë që policia doganorë të njoftojë grupin e mjekëve të Kelmendit të cilët kanë mbërritur aty.

Mjekët kanë kryer për disa orë kontrolle të imtësishme, ndërsa me pas janë lëtë janë lënë që të kalojnë pasi asnjëri nuk kishte shenja të koronavirusit.