09:08 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ndalohet një person në Ferizaj, dyshohet se ishte fajdexhi

Prokuroria Themelore e Ferizajt, Departamenti për krime të rënda, njofton opinionin se dje rreth orës 18:00, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48- orësh, një person, me inicialet E.H., nga Ferizaj.

Ai është ndaluar nën dyshimin se që nga dhjetori 2018 e deri në prill 2019, kishte arritur të përfitonte prej 500 shumën e 20 mijë eurove, andaj, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ai kishte kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /Indeksonline/