20:00 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / AR

Ndarja Neymar-Bruna, futbollisti e tradhtoi 92 herë

Në më pak se një muaj pasi u bënë prindër ndarja e Neymar-it nga partnerja e tij Bruna Biancardi ka qenë lajmi i këtyre ditëve.

Gazeta braziliane “Correio Brasiliense” publikoi lajmin e ndarjes me pretendimin se braziliani e kishte tradhtuar 92 herë Brunën.

“Pas tradhtisë së 92-të, marrëdhënia mes Neymar dhe Bruna Biancardi ka marrë fund. Të dy tashmë po përgatisin një njoftim zyrtar, por ruajnë një marrëdhënie miqësore për hir të vajzës së tyre”, shkruhet në burim.

“Mos prisni që një person të ndryshojë nëse nuk sheh problem në atë që po bën”, ka shkruante Bruna në njërën prej herëve kur u zbulua një tradhti.