10:29 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndarja nga bashkëshorti, Adeles do t’i kushtojë me gjysmën e pasurisë milionëshe!

Ata njoftuan ndarjen e tyre pas tri vitesh martese të dielën.

Dhe këngëtarja, Adele dhe Simon Konecki thuhet se kanë marrë vendimin për të shkuar rrugët e tyre të ndara qysh para Krishtlindjeve , dhe ish bashkëshorti i saj mund të marrë gjysmën e pasurisë së këngëtares prej 145 milionë dollarësh, raporton The Mirror.

Thashethemet mbi gjendjen e tensionuar të martesës së çiftit filluan të përhapen pas Simon u shfaq në Brit Awards gjatë këtij viti, pa këngëtaren, duke zgjedhur kështu në vend të saj, mikun e tij, Sid Owen.

Adele and Simon Konecki

Sipas raporteve dyshja nuk kanë lidhur një kontratë paramartesore.

Për herë të e fundit çifti u panë së bashku një muaj më parë në një koncert Elton John në LA.

Ish-çifti, të cilët janë prindër të një djali, Angelo gjashtë vjeçar,  tani thuhet se po përgatiten për një divorc prej shumë miliona dollarësh, gjë që mund t’i jap Simones të drejtën për marr gjysmën e pasurisë prej 145 milion dollarësh të yllit të muzikës të lindur nëTottenham.  

Problemet mes çiftit janë shfaqur muaj më parë, Adele ja filluar jetën e saj si beqare duke punuar në albumin e saj më të ri.

Albumi i saj I fundi u lansua në vitin 2015, duke u renditur në majat e toplistave dhe ishte një nga albumet në të shitura të të gjitha kohëve./Indeksonline/