14:07 / E Premte, 23 Shtator 2022 / A. M.

Ndarjen e konfirmon edhe avokatja, zbulohet këngëtari që shkatërroi martesën e Wanda dhe Mauro Icardi

Wanda Nara njoftoi në Instagram ndarjen nga Mauro Icardi. Por, sipas disave, kjo mund të jetë vetëm kriza e radhës në çift. Gazetarja Yanina Latorre është e sigurt për këtë. Gjatë transmetimit argjentinas LAM ajo tha: “Unë mendoj se janë dy të papjekur. Ata jetojnë duke vrarë njëri-tjetrin. Tani gjithçka prishet dhe pastaj javën tjetër e rregullojnë. Lidhja e tyre është e tillë”.

Gazetarja më pas i hodhi “benzinë zjarrit”: “Me siguri, ata duhet të kenë bërë sherr për L-Gante”. Gjatë programit u shfaq një foto e Wanda Narës në një disko në Argjentinë, vetëm dhe pranë L-Gante.

Prej disa javësh ka pasur zëra për një flirt mes të dyve, por Mauro Icardi e kishte mohuar përmes Instagramit, duke përsëritur dashurinë e tij të madhe për gruan dhe agjenten e tij. Në mes ndërhyri edhe Zaira Nara, motra e Wandës, e cila tha: “Mos folni më për djemtë, ne e duam muzikën. Me Wanda na pëlqen të kërcejmë nën muzikën e L-Gante”.

Emri i vërtetë Elian Angel Valenzuela, L-Gante është një reper i lindur në vitin 2000. Ai ka lindur dhe është rritur në Argjentinë, në provincën e Buenos Aires dhe ka debutuar në botën e muzikës vetëm në moshën 15-vjeçare.

Si këngëtar njihet kryesisht në vendin e tij për këngët me tekste shumë të forta. Djali është i njohur edhe për tatuazhet e tij të shumta, duke përfshirë shumë në fytyrë. Pavarësisht moshës së re, ai tashmë ka një vajzë të lindur nga një lidhje që tashmë ka përfunduar.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë ndarë. Ana Rosenfeld, avokatja e sipërmarrëses, e konfirmoi këtë në programin televiziv argjentinas LAM. “Ndarja nuk ka ndodhur me marrëveshje të përbashkët”, – tha avokatja, duke sqaruar se vendimin e ka marrë agjentja e Icardit.

Mesa duket futbollisti nuk kishte ndërmend të ndahej. “Wanda është e trishtuar dhe e lënduar, por ajo e bëri atë zgjedhje”, – shtoi Rosenfeld. Gazetarët u përpoqën të kontaktojnë edhe Zaira Narën, kunatën e Mauritos, por gruaja preferoi të mos komentonte për këtë çështje.

Prej rreth një viti flitet për divorc mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Në tetor 2021 u shfaq afera mes lojtarit dhe aktores China Suarez. Wanda dhe Icardi ishin gati për t’i thënë lamtumirë njëri-tjetrit, por Nara vendosi t’i jepte një shans të dytë burrit të saj, edhe për hir të vajzave të tyre Francesca dhe Isabella.

Megjithatë, në muajt në vijim, të dy u ndanë disa herë dhe gushtin e kaluar një audio doli në internet, në të cilën 36-vjeçarja tha se ishte e ngopur me martesën e saj problematike.