22:21 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / Blerim

Ndërhyrja brutale e John Stones, VAR-i kësaj radhe s’gaboi…

Skuadra e Manchester Cityt është duke fituar me rezultat 1 me 2 ndaj Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për raundin e 32-të në Premierligë.

Por, një minutë para se ekipet të shënonin në pushim, skuadra e Pep Guardiolas mori një karton të kuq, shkruan IndeksOnline

Ishte mbrojtësi anglez, John Stones ai që u ndëshkua me karton direkt të kuq pas një ndërhyrje tejet të ashpër.

Pas rishikimit nga VAR-i, gjyqtari i ndeshjes vendoi që kjo ndërhyrje të sanksionohet me karton të kuq./IndeksOnline/