08:39 / E Hënë, 22 Korrik 2019

Ndërhyrja e ashpër e futbollistit të Sevillas ndaj talentit të Liverpoolit

Liverpooli pësoi humbjen e dytë me radhë në parasezonin që po zhvillohet në SHBA.

Pasi u mposht nga Dortmund me rezultat 3-2, Reds humbën edhe nga Sevilla me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Por një ndërhyrje e rendë e Joris Gnagnon ndaj talentit të Kiverpookit, Yasser Larouci e prishi bukurinë e një ndeshje miqësore.

Ai u ndëshkua me të kuq vetëm 15 minuta pasi u inkuadrua dhe detyroi 18-vjeçarin të largohet me barelë jashtë fushës. /IndeksOnline/