12:29 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Ndërpreu kontratën me klubin e njohur turk, Ozil merr vendimin surprizë mbi të ardhmen e tij

Mesut Ozil nuk do të jetë më një lojtar i Istanbul Bashkashehirit, me mesfushorin turko-gjerman që ndërpreu kontratën e tij.

Gjithsesi lajmi që vjen nga Turqia është akoma dhe më i bujshëm.

Siç raportohet, Mesut Ozil ka zgjedhur të varë këpucët në gozhdë dhe të tërhiqet përfundimisht nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Njoftimi zyrtar nga vetë Ozil pritet të vijë në orët në vazhdim, me ish-kampionin e Botës që i jep lamtumirën futbollit të luajtur.