20:22 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Ndërpriten kërkimet për dy policët e zhdukur, rifillojnë nesër [Foto]

Zëdhënësi i Policisë së Koosvës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë se për sonte kanë përfunduar kërkimet për dy policët e zhdukur në mbrëmjen e së  shtunës.

Ai ka bërë të ditur se kërkimet do të rifillojnë sërish nesër në mëngjes.

Në kërkim të dy policëve për fatin e të cilëve nuk dihet ende janë vënë përveç Policisë edhe zhytësit e FSK-së, zhytës vullnetarë, banorë të zonës si dhe policia e Maqedonisë.

Malësor Dashi dhe Armend Trena, të dy policë të stacionit të Kaçanikut dyshohet se me veturën e tyre zyrtare derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik kanë rënë në lumin Lepenc. /Indeksonline/