22:32 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Katër persona të maskuar grabisin bankën në Ferizaj

Katër persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një shumë të parave në filialin e Raiffeisen Bank në rrugën magjistrale Prishtinë- Ferizaj.

Lajmin për kallxo e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 16. Katër të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se policia është në kërkim të personave të dyshuar. Nuk raportohet për persona të lënduar.