Ndërpritet “Drage Race”, ndërhynë Policia
Është duke u zhvilluar gara automobilistike “Drage Race-1” në pistën e vjetër në Sllatinë tek Aeroporti “Adem Jashari”.
Ani pse organizatori, i cili është Federata e autosporteve të Kosovës kishte paralajmëruar që kjo garë do të zhvillohet pa praninë e shikuesve, për shkak të pandemisë gjatë ditës së sotme afër pistës janë parë një numër i madh i publikut, shkruan IndeksOnline.
Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Kosovës, të cilët kanë shpërndarë të pranishmit.
Gara pritet të vahzdojë pas largimit të tifozëve./IndeksOnline/