17:50 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / AR

Ndërpritet dy herë ndeshja e parë e Djokoviçit në Wimbledon, kjo është arsyeja

Ndeshja e parë e Wimbledonit për kampionin në fuqi të këtij turneu, Novak Djokoviç, përballë koreano-jugorit Kuon-Son Uo, është ndërprerë dy herë për shkak se dy tifozë kanë pasur disa probleme shëndetësore.

Stafi mjekësor ka shkuar dy herë në shkallët e stadiumit për t’i dhënë ndihmën e parë tifozëve dhe më pas u transportuan për në spital, gjendja e të cilëve ende nuk dihet.

Tenisti serb ishte duke humbur setin e parë kur ndodhën ngjarjet, ndërsa tani 35-vjeçari ka kthyer çdo gjë në favorin e tij, duke udhëhequr 2-1 me sete.