17:54 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ndërpritet greva e Inspektoratit Shëndetësor

Inspektorati Shëndetësor ka ndërprerë sot grevën 13 ditore dhe ka rifilluar me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive sikur më parë.

Rëndësia e punës së këtij inspektorati është shumë e madhe dhe përfundimi i kësaj greve do të shtojë dinamikën e punës dhe zgjidhjes së rasteve në sektorin e shëndetësisë, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shëndetësor.

Inspektorët shëndetësorë ishin në grevë me kërkesën që të paguhen njëjtë si specialistët shëndetësorë.

Aktualisht Inspektorati Shëndetësor përbëhet nga vetëm 10 inspektorë që inspektojnë mbi 1500 institucione shëndetësore publike dhe private.