14:39 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Ndërpritet greva e kirurgëve në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Javë më parë Kolegjiumet profesionale të kirurgëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë në grevë, me të vetmen kërkesë, për  rritjen e pagave në nivel të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kësaj greve fillimisht  janë përgjigjur edhe  kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, mirëpo në mënyrë që qytetarët mos të hasin në vështirësi  për ti trajtuar sëmundjet e tyre ata orë më parë morën vendim që ta ndërprejnë këtë grevë.

Me këtë rast kryetari Bahtiri, u ndie shumë mirënjohës për këtë hap madhështor nga ana e tyre, ku i falënderoj kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ”Dr. Sami Haxhibeqiri”përzemërsisht.

Ai shtoj se është me të vërtet për tu vlerësuar kur dihet fakti që edhe përkundër kërkesave të tyre ata vendosën për të  vazhduar punën e tyre duke ju dal në ndihmë qytetarëve mitrovicas.