Ndërpritet greva në Postën e Kosovës
Sindikatat e Postes se Kosoves kanë mbajtur sot në mëngjes një takim me ministrin e MZHE z. Valdrin Lluka me të cilin janë diskutuar kërkesat e punëtorëve të Postës.
Ministri Lluka ka shprehur mirëkuptim të plotë për kërkesat tona dhe është zotuar për realizimin e tyre të shpejtë.
Ministri Lluka do të angazhohet për mbulimin e humbjeve të Postës nga Shërbimi Universal Postar, implementimin e strategjisë së Postës për dalje nga kriza dhe qëndrueshmëri afatgjatë financiare si dhe për ofrim të shërbimeve të institucioneve shtetërore për Postën e Kosovës.
Sindikata falënderon ministrin Lluka për bashkëpunim korrekt dhe zotimin e tij. Sindikata falënderon të gjithë punonjësit e Postës për grevë dinjitoze.
Sindikata falënderon edhe Federatën Sindikale të Telekomit të Kosovës dhe kryetarin Lamih Balaj.
Pas zotimit të ministrit Lluka si dhe zotimit nga Menaxhmenti se pagat do t paguhen sot deri në ora 16:00, greva është ndërprerë.
Punëtorët janë kthyer në vendet e punës dhe janë duke ofruar shërbimet në të gjitha zyrat postare.
Sindikata do të përcjellë me vëmendje realizimin e kërkesave të punëtorëve.