11:08 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / LB

Ndërpritet procesi mësimor për dy ditë Vushtrri, drejtori i Arsimit jep detaje

Sot dhe nesër nuk do të mbahet mësimi në shkollat e Vushtrrisë. Kështu ka njoftuar për IndeksOnline, drejtori i Arsimit në komunën e Vushtrrisë, Dardan Abazi.

Po, ne kemi vendose qe duke pasur parasysh gjendjen e rënduar në një numër të konsiderueshëm të shkollave, vështirësive në transportin e nxënësve dhe mësimdhënësve në një pjesë të tyre dhe rrezikun për vërshime të tjera që është ende prezent, të ndërprerje mësimin për sot dhe nesër”, ka thënë Abazi.

Për rrezikun e përmbytjeve nga reshjet e mëdha të shiut ka paralajmëruar ditë më parë edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./IndeksOnline/