75 Mall Live Search
19:31 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / MSH

Ndërrohet koloneli bullgar i KFOR-it, ceremonia u mbajt në Pejë

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it, kolonel Lorenzo Mangia, kryesoi ceremoninë e Transferimit të Autoritetit të kontingjentit bullgar në kampin “Villaggio Italia”, në Pejë.

Sipas një njoftimi të KFOR-it, Mangia u shoqërua nga ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

Nënkoloneli në largim, Biser Saschev Histov, ia dorëzoi përgjegjësinë nënkolonelit Ivan Komitov.

Në fjalimin e tij, komandanti i RC-W, kolonel Mangia, shprehu vlerësimin e tij për kontingjentin bullgar për kontributin e tyre të rëndësishëm në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.