75 Mall Live Search
07:13 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndërrohet komandanti i KFOR-it, ja kush do të marrë udhëheqjen

Sot do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor General Salvatore Cupci dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario.

Ndërrimi i tyre bëhet në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, kampi ‘Film City’.

Kjo ceremoni mbahet në ora 11:00.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj./Indeksonline/