08:15 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ndërroi jetë ish-gazetari i “Botës Sot”

Në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Ramadan Asllani, ish-gazetar i “Botës Sot”.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 26-06-2019 te varrezat e reja të qytetit në Ferizaj.

Asllani për shumë vite shërbeu si gazetar si dhe profesor në gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik. /Indeksonline/