13:19 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Ndërron jetë aktorja e njohur

Atorja Louise Fletcher, e cila u bë e njohur për publikun e gjerë si infermierja në “In the Cuckoo’s Nest”, vdiq në moshën 88 vjeçare, rol që i dha edhe një Oscar për aktoren më të mirë. Lajmin e trishtë e konfirmoi agjenti i saj, David Saul, duke thënë se ajo vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Francë.

Andrew Bick, djali i saj, tha për Hollywood Reporter se ajo vdiq të premten për shkaqe natyrale. Ajo i kishte mbijetuar dy herë kancerit të gjirit. Aktorja fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë kryesore në vitin 1976 për portretizimin e saj të infermieres së pamëshirshme Mildred Ratched.

Louise Fletcher, fotografuar në mars 1976 me Oscarin e saj për aktoren më të mirë.

Filmi gjithashtu fitoi çmime për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, aktorin më të mirë kryesor dhe skenarin më të mirë.