14:31 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / B O

Ndërron jetë blerja e bujshme e dikurshme te Atletico Madrid, dyshohet për vetvrasje

Gerhard Rodax, ish-lojtari i Atlético de Madrid , ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në moshën 57-vjeçare.

Sipas disa informacioneve, austriaku mund të kishte kryer vetëvrasje pasi kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

Sulmuesi austriak ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës në sezonin 90/91. Ai erdhi në ekipin madrilen nga Admira duke qenë golashënuesi më i mirë në Evropë me 35 gola në ligën austriake.

Dhjetë gola në 32 paraqitjet e tij, ishte bilanci i Rodax te Atletico. Pas një sezoni të vetë, Rodax u kthye tel Rapid Viena në Austri./Indeksonline/