09:20 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë disenjatori kosovar, që jetonte në Zvicër

Ka ndërruar jetë papritmas në Zvicër disenjatori kosovar, Amir Sinani.

Burime të afërta me familjen tregojnë për Indeksonline se 31- vjeçarit i ishte përkeqësuar gjendja papritmas, para se të vdiste në një nga spitalet e Zvicrës.

Sinani që ushtronte punën e disenjatorit prej disa vjetësh, në Zvicër ishte me prejardhje nga Komuna e Kamenicës.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 12:00 në varrezat e fshatit Hajvali./Indeksonline/