19:09 / E Premte, 29 Mars 2024 / MSH

Ndërron jetë doktori i njohur kosovar

Doktori i njohur i QKUK-së, Bajram Koci, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Në njoftim, SHSKUK-ja thotë se Koci ka qenë ndër të parët që ka dhënë kontribut në themelimin e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK.

Ky është njoftimi i plotë:

Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Dr. Bajram Koci, specialist i Anesteziologjisë dhe Reanimimit.

Dr. Koci, ishte ndër të parët që dha kontribut të çmuar në themelimin e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK.

Për një kohë ishte edhe drejtor mjekësor në QKUK, duke kontribuar në themelimin dhe mbajtjen e shumë shërbimeve në Kosovën e pasluftës.

Në QKUK, punoi edhe si specialist i Anesteziologjisë për shumë vjet.

ShSKUK, i shpreh ngushëllime familjes Koci, kolegëve dhe gjithë komunitetit mjekësor për këtë humbje të madhe.