10:28 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë fituesja e parë e Eurovisionit (Video)

Në moshën 94 vjeçare ka ndërruar jetë fituesja e parë e këngës në “Eurovision”, Lys Assia.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë për të ditur organizatorët e kësaj gare, shkruan Indeksonline.

“Ne jemi shumë të pikëlluar me lajmin se Lys Assia, Dama Madhështore e Eurovisionit ka vdekur. Fituesja jonë e parë më 1956 dhe mbështetësja e garës sonë përgjithmonë”, kanë shkruar në Twitter.

Assia ka fituar këtë çmim për Zvicrën më 1956./Indeksonline/