11:50 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Shqipëria e 12-ta në natën finale të Eurovizionit

Shqiptarët po përjetojnë ndjenja të forta të krenarisë kombëtare, pasi si rrallë në historinë e Eurovizionit në finale kanë fituar të drejtën tre këngëtarë shqiptarë. Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë, Ermal Meta Italinë dhe Eleni Furera Qipron.

Të shtunën në mbrëmje i pari ndër ta do të këndojë Bushpepa, i 12-ti në renditje, ndërsa Furera dhe Meta do të këndojnë në fund, përkatësisht në vendin e 24-ërt dhe 25-së.

Këngët e tyre mjaftë të vlerësuara, sjellin histori jetësore, ngjarje emigracioni të vendit të vogël të Ballkanit gjatë tre dakadave të fundit. Performancat e tyre kanë qenë ndër më të vlerësuarat nga mediat në festival. Natën finale në Lisbonë do ta çeli Ukraina.