08:30 / E Premte, 18 Qershor 2021 / Blerim

Ndërron jetë ish-presidenti dhe legjenda e Juventusit

Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare legjenda italiane, Giamiero Boniperti.

Lajmin e ka dhënë skuadra e Juventusit përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

“Mirupafshim President’, ka shkruar klubi italian në rrjetet sociale

Boniperti ishte kapiten i Juve-s gjatë vitit 1950. Ai fitoi pesë tituj të Serie A dhe dy tituj të Coppa Italia.

Italiani ishte edhe presidenti i ‘Zonjës së Vjetër’ gjatë viteve 90-ta./IndeksOnline/