16:49 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ndërron jetë ish-kampionia e “Wimbledonit” (Foto)

Ka ndërruar jetë ish-kampionia e “Wimbledonit”, Jana Novotna në moshën 49-vjeçare.

Një familjare e teniserës së njohur, tha se Novotna vdiq në mënyrë paqësore, e rrethuar nga familjarët e saj, transmeton IndeksOnline.

Ajo vuante për një kohë të gjatë nga sëmundja e kancerit.

Novotna u shpall kampione e “Wimbledonit” në vitin 1998, ndërsa në vitin 1991 humbi në finale të “Australian Open”./IndeksOnline/