10:06 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë kameramani i njohur shqiptar

Sot ka ndërruar jetë kameramani i Klan Plus, Alket Metko.

Ai humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundi në pak muaj.

Gazetari Mentor Kikia pëmres një shkrimi në Facebook i ka dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tij.

“Lamtumirë miku dhe kolegu ynë!

Sot për ne në Klan Plus është një dite zie. Një koleg i mirë, fjalëpak dhe punëtor i palodhur, iku prej nesh. Iku pikërisht në atë moshë kur duhej të jetonte për veten, fëmijët dhe familjen e tij. Kameramani Alket Metko e humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundi në pak muaj. Në të tilla raste s’ka as fjalë për ngushëllime, por ne, kolegët e tij, bashkojmë dhumbjen tonë me atë të familjes së tij.

Lamtumirë Alket!”, ka shkruar ai.