15:43 / E Martë, 07 Shtator 2021 / B O

Ndërron jetë kandidati për kryetar të Pejës, një nga rivalët e Gaz Muhaxherit

Ka ndërruar jetë kandidati për kryetar të Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimqaku. I njëjti ishte çertifikuar nga KQZ për kandidaturën në zgjedhjet e 17 tetorit.

Podrimqaku vdiq pas një sëmundje të shkurtër, ndërsa do të varroset në Novosellë të Pejës.

Bashkë me Podrimqakun në garë për zgjedhjet e tetorit ishin edhe Gazmend Muhaxheri, Gazmend Agusholli, Rrustem Berisha, Astrit Ademaj dhe Kreshnik Husaj./Indeksonline/