12:05 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë në Londër ferizajasi, ishte i infektuar nga coronavirusi

Pas infektimit nga koronavirusi, ka ndërruar jetë edhe një kosovar tjetër.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Naser Ramadanin, i cili ishte nga qyteti i Ferizajt.

Ai ndërroi jetë në Londër, ku edhe ishte duke jetuar me familje.

Të afërm të Ramadanit, i kanë thënë “Indeks”-it se i ndjeri kishte probleme edhe me zemër.