14:23 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / L K

Ndërron jetë në moshën 29 vjeçare njëri nga bodybuilderët më të famshëm në botë

Bodybuilderi Christian Figueiredo , i cili ishte mjaft i njohur në këtë sport, ka vdekur në moshën 29-vjeçare pasi pësoi një goditje gjatë operacionit në mëlçi.

“Duhej të ishte një operacion mjaft i thjeshtë, por kishte komplikime”, thuhet në njoftim

. Raportohet se gjatë operacionit sportisti ka pësuar goditje në tru.

Vdekja e Christian Figueiredo u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Vivi Torres./Indeksonline/