08:43 / E Premte, 27 Maj 2022 / B O

Ndërron jetë njëri nga anëtarët e grupit të famshëm muzikor “Depeche Mode”

Njëri nga anëtarët e grupit të famshëm muzikor “Depeche Mode”, tastieristi Andy Fletcher ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.

“Jemi të tronditur dhe të mbushur me trishtim për vdekjen e parakohshme të mikut tonë të dashur, anëtarit të familjes dhe shokut të grupit Andy ‘Fletch’ Fletcher”, thuhet në një deklaratë të Depeche Mode.

Fletcher vdiq nga shkaqet natyrale në shtëpinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar të enjten, tha një burim i afërt me grupin.

Muzikanti ishte njëri nga themeluesit e grupit para 45 vitesh./Indeksonline/