22:32 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ndërron jetë profesoresha e njohur kosovare

Pas një sëmundjë të shkurtër ka ndërruar jetë Rabije ( Haxhialjeviq) Mehmeti.

Mehmeti ishte profesoreshë për shumë vite në lëndën e gjuhës angleze në Fakultetin Teknik dhe në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Ceremonia e varrimit do të bëhet të mërkuren, më 13 Dhjetor në orën 12:00 në varrezat e Prishtinës./Indeksonline/