15:34 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

Ndërron jetë regjisori i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Xhuvani.

Ai u nda nga jeta në moshën 56- vjeçare në një spital të Romës.

Xhuvani la pas vetës një karrierë të bujshme artistike si regjisor, skenarist dhe producent i suksesshëm.

Ai lindi në Tiranë në vitin 1963, kurse nga viti 1986 deri në vitin 1990 punoi si asistent regjisor. Ishte viti 1991 kur ai realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi.

Më vonë ai realizoi edhe filmat e tjerë si “Lindje- Perëndim- Lindje”, “Dashuria e fundit” “I dashuri armik” dhe  “Engjëjt janë larg”./Indeksonline/