15:41 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Ndërron jetë zv.presidenti i Bundestagut, Dreshaj e vlerëson atë si politikan shembullor

Ka ndërruar papritmas jetë, zëvëndës-presidenti i Bundestagut, Thomas Oppermann. Figurën e tij e ka lartësuar zëvëndësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Gani Dreshaj.

Dreshaj e ka quajtur atë si njeri që ka mësuar shumë gjenerata se si funksionin parlamentarizmi.

“Është ndarë nga jeta socialdemokrati i madh, Thomas Oppermann. Ai ka përfaqësuar në mënyrën më të mirë vlerat e socialdemokracisë dhe vetë demokracinë. Opermann ishte një parlamentar fantastik, karizmatik dhe tejet i matur në procese. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tij” ka thënë Dreshaj në telegramin ngushëllues./Indeksonline/