22:11 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ndërron mendje, ylli i Juventusit pranë rinovimit të kontratës

Shumë media shkruajnë se Alex Sandro ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Juventusin deri në vitin 2023.

Mbrojtësi brazilian ka qenë në bisedime që prej verës së vitit të kaluar, ku ai refuzoi kalimin te Chelsea.

Në verë, ai ishte prapë i lidhur me një kalim në Premier League, derisa edhe Manchester Unitedi ishte i interesuar për të, transmeton IndeksOnline.

Image result for alex sandro

Tani, Goal Italia dhe Sky janë duke raportuar se një marrëveshje për kontratën e re është arritur.

Dhe kështu, Sandro do të mbetet në Juventus edhe për pesë vite.

Mbrojtësi i majtë erdhi te Juventusi nga Porto para tri vitesh dhe prej atëherë, ka bërë mbi 100 paraqitje./IndeksOnline/